Gjilan

Në ekskursion në Shqipëri nxënësit tanë vizitojnë Lezhën dhe shijojnë Detin Adriatik në Durrës

Këtë të martë, që në mëngjes, nxënësit maturantë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë nisur në ekskursion treditor në Shqipëri, vend në të ciln kanë takuar edhe bashkëmoshatarë të tyre nga shkollat tjera.

Pas disa ndalesave në Kosovë e Shqipëri, nxënësit maturantë, në ditën e parë të ekskursionit kanë vizituar Lezhën dhe janë ndalë në Kompleksin  ku është varri i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Nga ciceroni i këtij kompleksi, ata janë njoftuar me një histori të shkurtër për Skënderbeun, për varrin e tij, shpatën dhe përkrenaren, për të vazhduar më pas drejt Hotelit “Bonita”, ku janë vendosur e sistemuar.

Edhe moti u ka shkuar për shtati këtyre nxënësve dhe pasditen ata e kanë shfrytëzuar për t’u larë në det e për t’u rrezitur në plazh si të ishte ditë vere.

Në mbrëmje ata i pret një befasi tjetër e të nesërmen gjithësesi se do të ketë edhe aktivitete të tjera.

You Might Also Like