Libri

NË TRYEZËN LETRARE – POEZIA E JUSUF GËRVALLËS

Në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës,”Flaka e Janarit”, 2022
NË TRYEZËN LETRARE – POEZIA E JUSUF GËRVALLËS
Qyteti i Gjilanit, si nikoqir i edicionit të 31- të Manifestimit kombëtar të kulturës,”Flaka e Janarit”, 2022, nesër, në Bibliotekën e Qytetit, duke filluar nga ora 12:00, përmes një Tryeze letrare, vlerëson poezinë e shkrimtarit , atdhetarit dhe heroit të Kosovës, Jusuf Gërvallës, në dyzetvjetorin e Tij të rënies për liri, nga një pritë tinzare e UDB-së jugosllave, më 17 janar 1982, në Untergrupenbah (afër Shtutgartit ) të Gjermanisë.
Studiues letrarë e kritikë të letërsisë si Anton Nikë Berisha, Myrvete Dreshaj, Adem Gashi, Emin Azemi, Arsim Halili e Kaltrinë Berisha, do të vënë në pah, nga shumë këndvështrime,vlerat letrare të poezisë së Jusuf Gërvallës, duke i marrë në shqyrtimit tri vëllimet poetike,”Fluturojnë e bien”, “Kanjush e verdhë” e “Shenjat e shenjta”, të cilat u patën botuar në pjesën e dytë të viteve shtatëdhjeta – shekulli i shkuar ( 1975 – 1979 ), në Prishtinë e Shkup, si dhe nga një përzgjedhje e re poetike, DHEMBJE TË NDRYDHURA, ku zgjedhjen dhe parathënine e bëri prof. dr. Anton Nikë Berisha e, e botoi Shtëpia botuese “Beqir Musliu.
Do lexohen edhe poezi të Jusufit nga artistë të skenës ( Ramadan Kurti e Xhezide Selimi) si dhe në një kënd të veçantë do të performojë me gitarë,Mehmetali Arifi.
Shkaku i masave të reja anti– Covid, numri i të pranishmëve do të jetë ikufizuarsi dhe në përputhje me udhëzimet e IKSHPK-së.

You Might Also Like