Viti

Në Viti 28 organizata përfituese të subvencioneve

 

28 organizata përfituese të subvencioneve

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatave, shoqërive kulturo-artistike, klubeve sportive e të tjerë, të cilët janë përfitues të subvencioneve të drejtorisë së Kulturës.

Kryetari Haliti, i ka përgëzuar organizatat për punën dhe rezultatet e treguara deri më tani dhe, potencoi se komuna e Vitisë do të ofrojë përkrahjen e vazhdueshme për të gjithë, duke synuar progres dhe rritje të buxhetit për ta, në vitet në vijim.Pas këtij takimi për medie jane prononcuar edhe disa nga udhëheqësit e ktyre organizatave joqeveritare.

Ne shkoqitëm prononcimin e dy udhëheqësve të KF “Vllaznia” të Pozharanit anëtare e Ligës së parë të futbollit të Kosovës Agon Pira,drejtor I klubit dhe Ilir Zuka,sekretar I klubit të cilët falenderuar kryetarin e komunës z.Sokol Haliti,për ndihmën e dhënë në mjetet financiare e që janë përfitues të këtij subvencioni.

Agon Pira u shprehë se kjo ndihmë është e mirëseardhur për KF”Vllazninë” e cila funkcionon në kushte të vështira si financiare ashtu edhe në Infrastrukturë duke thënë se klubi I Vllaznisë së Pozharanit është I bindur dhe shpreson se më në fund do të përfundojnë punët në ndërtimin e Stadiumit të futbollit në Pozharan.Aziz Zuka

You Might Also Like