KULTURA

Në Viti përfundoi Festivali kulturor sportive “Flakadani i Karadakut 2019”

 

 

Për tri ditë më radhë, Vitia ka grumbulluar solistë, valltar dhe grupe të ndryshme nga gjithë hapësirat shqiptare në edicionin e 18-të me radhë të festivalit të këngëve dhe valleve, që mbahet në kuadër të manifestimit kulturor gjithëkombëtarë “Flakadani i Karadakut” e që i kushtohet, dëshmorit të kombit, Nijazi Azemi- Komandant “Mjekrra”.

 

Në natën finale të kësaj ngjarjeje  tradicionale, Ansambli i këngëve dhe valleve “Hasan Prishtina” nga Vushtria, është shpallur fituese e vendit të parë në festivalin gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut” 2019. Juria profesionale ka përzgjedhur edhe shumë çmime për grupet dhe solistët më të dalluar të këtij Festivali, ndërkohë çmimi special iu nda ansamblit “Nakem” nga Turqia.

Cmimi i dytë i takoi ansamblit “Bajram Shabani” nga Kumanova ndërsa vendi i tretë  ansamblit nga Tetova.

Gjatë 6 ditëve të manifestimit, janë zhvilluar shumë aktivitete të ndryshme kulturo e sportive. Festivali i Ansambleve që u zhvillua sonte, ka shënuar edhe përmbylljen e këtij Manifestimi 6 ditor.

Ky manifestim tradicional 6 ditor kujton e lartëson heroizmin e Komandantit nga Vitia dhe të gjithë të rënëve për lirinë e vendit. Aziz Zuka

You Might Also Like