Gjilan

Nënkryetarja Morina-Bunjaku pret në takim komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

Gjilan, 21 shkurt 2024 – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, në emër të kryetarit Hyseni, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Albana Demiri, kanë pritur sot në takim komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe disa përfaqësues të projektit “Aftësim për Tregun e Punës” të GIZ-it si mbështetës.

“Bashkë vizituam shkollën teknike “Mehmet Isai” ku u njoftuam për të arriturat si për arsim po ashtu edhe aftësim profesional, investim në infrastrukturë, paisje e trajnime si për mësimnxënie e  për mësimdhënie”, ka thënë nënkryetarja Morina – Bunjaku.

Ajo ka bërë të ditur se kanë vizituar edhe njërin nga bizneset që tashmë si rezultat i bashkëpunimit kanë filluar mësimin dual, ndërkaq kanë zhvilluar një takim me rektorin e  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Artan Dërmaku dhe përfaqësues të Universitetit.​

You Might Also Like