Libri

NGA BALLKONI

Avdush Canaj

Nga ballkoni
Lëshova rubinetin e shiut
Vuuuu
Si nëna kur pastron enët

Lulet u lanë
Edhe pemët me gjithë zogj
Edhe kapelat e shtëpive

Reja s’u hidhërua
Vetëm tha e përgjumur
Shetita pak
Me trotinetin e ëndrrës

You Might Also Like