Gjilan

Nga nesër edhe në Gjilan do të mbyllen çerdhet publike dhe private

Në vazhdën e masave për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, me vendim të Qeverisë të datës 13.07.2020, pezullohet veprimtaria e çerdheve publike dhe private, duke filluar nga nesër date: 14.07.2020.

MASH do të vazhdojë të plasojë aktivitetet ditore në platformën “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në Fëmijërinë e Hershme për moshën 0-6 vjeç” deri në fund të muajit korrik, të cilat lehtë mund të realizohen në kushte shtëpie. Me ndihmën e prindërve dhe edukatorëve, për fëmijët, kjo periudhë e vështirë do të bëhet më e lehtë dhe më cilësore.

Në vazhdimësi, ne do t’iu njoftojmë për vendime të reja përmes Drejtorive Komunale të Arsimit si dhe përmes Platformës “Edukimi në Distancë”.

Duke ju dëshiruar shëndet, MASH bën thirrje t’i përmbaheni masave të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës në parandalimin e Covid-19.

Vendim i Qeverisë
13.07.2020.

You Might Also Like