Mesazh i qartë nga vajzat dhe gratë e qytetit të Gjilanit, të cilat përmes pjesëmarrjes së tyre e diskutimeve, treguan qartë që Kosova duhet ta stopojë krizën e shkaktuar politike që ndryshimi për mirë të vijë natyrshëm.
Ky jo-stabilitet së pari po prek familjet tona, e me ç’rast gruan dhe të gjitha rolet e saj.
Prandaj angazhimi i PDK-së e Kryeministrit z. Bedri Hamza do të jetë i përhershëm e i vazhdueshëm, për çdo vajzë e çdo grua, për çdo prind e fëmijë.





