Futboll

Nisin largimet te Gjilani, ja futbollisti i parë

Gramoz Kurtaj dhe Sport Club “Gjilani” janë divorcuar pas vetëm disa muajsh bashkëpunimi, mëson ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Futbollisti i lindur në Flensburg të Gjermanisë është rikthyer menjëherë në vendlindje pasi që u nda zyrtarisht me ‘kuqebardhët’.

Kurtaj u afrua me shumë bujë në kampin gjilanas, derisa u paraqit në vetëm tetë takime, derisa realizoi edhe një gol në duel me Arbërinë.

Gramoz Kurtaj gjatë prezantimit me SC Gjilanin

Lëndimet e penalizuan 29 vjeçarin në disa ndeshje kampionale, derisa ai qëndroi jashtë formacionit për arsye teknike në ndeshjet e fundit.

Ai ishte transferuar te Gjilani në afatin kalimtar të verës pas aventurës së tij të fundit në kampionatin vietnamez të futbollit te ekipi Thanh Hoa FC.

Kurtaj karrierë ka bërë edhe në Skoci te ekipi Hamilton Acad. në Çeki te FK Most dhe te shumë skuadra gjermane si Carl Zeiss Jena, TSG Neustrelitz, Hertha BSC II dhe Holst. Kiel.

You Might Also Like