Gjilan

NJË LIDHSHMËRI E HERSHME E JUSUF GËRVALLËS ME GJILANIN

Dëshmohet edhe përmes kësaj fotografie, huazuar nga “muri” i mikut e shkrimtarit të çmuar, Shaip Beqirit, ku, Jusufi, shihet me Musa Ramadanin ( ulur ) e Beqir Musliun ( me syza ), diku kah fundi i viteve shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.
Këtë lidhshmëri me këta dy shkrimtarë nga Gjilani e kishte dhe ende e ruan dhe vetë Shaipi, sepse si mishi për ashtin, i bëri të pandashëm letërsia, pas së cilës qëndronte si bjeshkë e palëkundshme – atdhetaria.
Jusuf Gërvalla, edhe gjatë veprimtarisë ilegale në mërgim, kryesisht në Gjermani e Zvicër, e ruajti dhe e thelloi miqësinë me gjilanasit, falë atdhedashurisë.
Madje, kjo atdhedashuri dhe përpjekjet për liri nuk e ndau nga gjilanasit as në vdekje, kur nga një atentat i UDB jugosllave, u vranë më 17 janar 1982, në afërsi të Shtutgartit, bashkë me Kadri Zekën nga Gjilani dhe vëllain e tij, Bardhoshin…
Sabit Rrustemi

You Might Also Like