Gjilan

IN MEMORIAMSEJDULLA KADRIU (1957-2023)

IN MEMORIAM
SEJDULLA KADRIU (1957-2023)

Mehmetali Rexhepi

Një njeri nga më të mirët e racës njerëzore paska ikur nga kjo botë, shoku ynë çdo herë i dashur Sejdullah Kadriu!… I ndjeri Sejdullah Kadriu kurrë nuk iu nda të mirës dhe dashurisë për atdheun… Dhimbja nga dhuna e armikut asnjëherë nuk e la të qetë por, Sejdullahu e përballoi në çdo mes, si në mjedisin familjarë, ashtu edhe mes shokësh e miqsh pa iu nënshtruar sëmundjes… Gjithnjë kemi pasur kënaqësi të ishim me të, sepse të tërhiqte qetësia e urtësia e tij, modestia dhe afria njerëzore. Veprimtarë e njerëz të tillë iu deshën atdheut e kombit tonë dhe, prore paçim modele të tillë idealistësh, sikurse Sejdullah Kadriu! Mbetsh fanarë i përhershëm ndriçues o shoku e miku ynë i çmuar! Lavdi për sakrificat tua!

You Might Also Like