Futboll

Një vendim human i presidentit të FC Drita

Secili i ri që është nën moshën 16- vjeçare do të ketë mundësi që ndeshjet e Dritës si vendase t’i shoh pa pagesë. Një vendim të tillë e ka marrë Valon Murseli, që është president dhe donatori kryesor i FC Drita.

Murseli, i cili ka uruar lojtarët dhe tifozët e Dritës për fitoren e arritur në ballafaqim me Ferizajn, në faqen e tij në facebook ka shpërndarë postimin, duke i uruar fitoren edhe vogëlushit, i cili ndeshjen e kishte përcjellë nga një ndërtesë jashtë stadiumit dhe që fatkeqësisht ishte rrëzuar.

Ja postimi i plotë i Valon Murseli.

“Urime fitorja të gjithë tifozëve të Dritës, në veçanti vogëlushit i cili u rrëzua duke e shikuar ndeshjen nga një objekt në afërsi të stadiumit.
Kryesia e klubit ishin për vizitë dhe do t’i qëndrojnë afër për gjithçka, falë Zotit gjendja e tij është e mirë dhe stabile.
I bëj thirrje të gjithë tifozëve të Dritës të kenë kujdes!
Duke analizuar situatën, si president i klubit kam vendosur që të gjithë tifozëve nën moshën 16vjeqare t’i mundësohet hyrja pa pagesë në ndeshjet që Drita i zhvillon si vendas deri në përfundim të kampionatit.
Faleminderit për mbështetjen !”

You Might Also Like