Ardijan Nuhiu, kryetrajner i Dritës deklaroi pas ndeshjes me Gjilanin:
“Fitorja në derbi është ndjenjë speciale për tifozët. Fitoren në derbi ia dedikoj Visarit dhe familjarëve të tij. Përshëndes tifozët tanë që nuk kishin mundësinë të ishin në stadium. Përgëzoj futbollistët të cilët kishin gjithçka nën kontroll. Kishin topin në posedim. Kundërshtari kishte përgatitur ndeshjen të na kapte në kundërsulm, por ne ishim të përgatitur. Drita ishte më e fortë te grupi. Futbollistët lanë shpirtin në fushë për të fituar. Gjithçka lanë në fushë për ta kontrolluar ndeshjen. Por, është vetëm fillimi dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të përqendrohemi për ndeshjet tjera. Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Malishevës. Duhet të rikuperohemi sa më shpejtë dhe të vazhdojmë tutje”, deklaroi Nuhiu për Art Sport.