Konfirmohet edhe mungesa e dytë për Sport “Club” Gjilanin për duelin e rundit paraeleminator në Ligën e Evropës ndaj Tre Pennes. Për shkak të qëndrimit me Shend Kelmendin, i cili rezultoi pozitiv në testin për “COVID-19” edhe futbollisti Jackson Ferriera pritet ta humbas sfidën.
Informacioni është konfirmuar nga zyrtarët e klubit gjilanas për GazetaSheshi, teksa gjithashtu kanë konfirmuar që sot do të ritestohen sërish në testet për “COVID-19”
Tashmë është konfirmuar që dueli ndërmjet Tre Pennes dhe Gjilanit është shtyrë për të premten më 21 gusht
Për orarin e ndeshjes do të merret vendimi më vonë.