Sportet me dorë

NXËNËSIT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHMETI” NËNKAMPIONË NË NJË TURNE TË MADH TË BASKETBOLLIT

Kanë radhitur pesë fitore për të mbërri në finalen e madhe, që është mbajtur në Prishtinë dhe në fund janë shpallur nënkampionë në një turne të madh të basketbollit.

Është ky edhe një sukses i madh i nxënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe i mësimdhënësve të tyre, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në mesin e 18 ekipeve nga mbarë Kosova, për të arritur deri në finale.

Siç thekson Selami Haziri, mësimdhënës i Kulturës Fizike dhe Sportit, turneu i basketbollit është mbajtur në Kolegjin Universum në Prishtinë, ku morën pjesë 18 ekipe nga mbarë Kosova, në një garë që ishte shumë e fortë. Haziri, ka thënë se nxënësit tanë kanë lënë përshtypje shumë të mira dhe e kanë bërë për vete publikun, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe organizatorët.

Bekim Mustafa, drejtor, ka pritur në takim nxënësit dhe mësimdhënësit Reshat Syla, Blerim Shala dhe Selami Haziri dhe i ka uruar ata për suksesin e arritur. Ai ka thënë se edhe në të ardhmen shkolla do t’i përkrah këto aktivitete dhe se këta nxënës edhe njëherë kanë dëshmuar se janë ndër më të mirët në nivel vendi.

“Me sukseset tuaja ju po na bëni krenarë, po tregoni se jeni nxënës të shkëlqyeshëm dhe se jeni sportistë të vërtetë”, tha Mustafa.

Art Shkodra, kapiten i ekipit të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” ka thënë se me më pak fat ata do të ishin të parët, por se ai është shprehur i lumtur edhe me vendin e dytë, ngase konkurrenca ka qenë tejet e madhe dhe ka patur basketbollistë tejet cilësor.

“Luajtëm mirë dhe si është më së miri e përfaqësuam shkollën dhe qytetin tonë. Pos lojërave të mira treguam edhe kulturë sportive, andaj nuk ishte e rastësishme që publiku tërë kohën për ekipin tonë”, tha Art Shkodra, nxënës i klasës së dymbëdhjetë, i cili njëherit është edhe kryetar i Këshillit të Nxënësve në Gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

You Might Also Like