Lojtari i Dritës, që ishte edhe kapiten te grupmoshat U21 te ekipi kaltër e bardhë, pas fazës përgatitore që FC Drita ka zhvilluar në Bullgari është huazuar te ekipi kuq e zi, Flamurtari i Prishtinës.
Ky lojtar është huazuar për një vit te Flamurtari, ku pritet të jetë ndihmesë e madhe për ekipin kuq e zi në objektivat e tyre.
Në këtë klub me traditë, ai do t’i bashkohet kryetrajnerit Faruk Statovci, i cili ka marrë timonin e ekipit kryeqytetas. /kryelajmi.com/.