Në prag të festave të Nëntorit
ORGANIZOHET CEREMONIA E ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU”
Kohë më parë, Zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit dhe Ars Clubi “Beqir Musliu”, nënshkruan një Marrëveshje mirëkuptimi për organizimin e përzgjedhjes dhe dhënise së Çmimit të përvitshëm letrar, “Beqir Musliu”, përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, dhe ate, në prag të Festave të Nëntorit e, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, edicioni i trembëdhjetë, që tashmë veç ka filluar.
Shih për këtë, nga sot e deri më 15 Nëntor 2022, Organizatori i këtij Çmimi, fton dhe mirëpret propozimet meritore nga ana e subjekteve letrare institucioneve bibliotekare dhe shoqatave të shkrimtarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, po dhe trevave tjera shqiptare të Ballkanit dhe, Mërgatës sonë , për këtij Çmim letrar, i cili vlerëson dhe shpërblen të arritjet letrare , prurjet e reja në letërsi si dhe rrumbullakësimin e një karriere letrare, me emrin e njërit nga figurat më emblematike të letërsisë sonë bashkëkohëse, Beqir Musliut.
Propozimet e Juaja, duhet të jenë në përputhje me Rregulloren e këtij Çmimi letrare, të miratuar nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit si dhe të shqoërohen me:
– një biografi të plotë të jetës dhe krijimtarisë letrare të të propozuarit 9 nominuarit ),
-me një arsyetim argumentues dhe përmbledhës për vlerat letrare, prurjet e reja në letërsi dhe veçantitë krijuese të të propozuarit ( nominuarit )
– si dhe me nga një kopje të veprave apo kompletit të veprave të të propozuarit ( nominuarit )
Propozimet e juaja mund të adresohen përmes postës ose dhe drejtëpërdrejtë në Bibliotekën e Qytetit “Fan S.Noli, Rruga /Abdullah Tahiri/ pa numër, Gjilan, në faqen e Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan , këtu në Fb, po edhe në adresën elektronike të editorit të Shtëpisë botuese /Beqir Musliu/, z. Sabit Rrustemi ([email protected]), më së voni deri më 15 nëntor 2022, ora 24..00
Propozimet e pakompletuara dhe që nuk i përmbushin kriteret e kërkuara me rregulloren e këtij Çmimi, nuk merren parasysh.
Një Juri profesionale, do t[i shqyrtojë propoyimet e arritura dhe do ta komunikojë emrin e fituesit, si rëndom, pak ditë para Ceremonisë së dhënies së këtij Çmimi e që është paraparë të mbahet më 26 nëntor 2022.
Çmim letrar e jep kryetari i komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, nën përkujdesjen e të cilit edhe mbahet Ceremonia.