Futboll

Pa raste të shumta, Prishtina e Drita nga një pikë

Në një ndeshje pa shumë raste, Prishtina dhe Drita kanë luajtur baras në duelin e mbetur nga xhiro e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0 dhe asnjëra nga ekipet nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi, ngase të dy skudrat luajtën me kujdes të madh dhe pritnin gabimin e kundërshtarit.

Në pjesëlojën e dytë, Drita ishte shumë më e mirë, por pa ia dalë të shënojë përkundër rasteve të mira që i patën Marko Simonovski dhe Blend Baftiu, derisa kah fundi i ndeshjes Prishtina u ngjall dhe pati disa raste, por gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.

Përkundër barazimit, Drita vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 18 pikë, e pasuar nga Ballkani dhe Gjilani, derisa Prishtina është e katërta me 12 pikë.

You Might Also Like