Futboll

Pajaziti: Më gëzon fitorja dhe angazhimi i lojtarëve

Sedat Pajaziti, kryetrajner i Gjilanit është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij dhe sidmos me repartin e mbrojtjes që ka funksionuar si duhet.

“Më gëzon fitorja, angazhimi i lojtarëve dhe gëzimi i tifozëve. Luajtëm me topa të gjatë, kjo nuk më pëlqeu. Kemi ende punë. Fitorja është motiv shtesë. Lojtarët e përjetuan derbin, tash po e kuptojnë njëri-tjetrin dhe javë pas jave në lojën tona ka përmirësime. Lojtarët kanë luajtur derbi nëpër shtetet e veta. Më nuk ka kohë për lojë të ngadaltë, duhet të luajmë më shpejt. Marinjo e Kastrati meritojnë notën 10 për topa në ajër, duhet punuar më shumë në qarkullimin e topit dhe në lidshmërinë në mes reparteve”, ka thënë Pajaziti.

You Might Also Like