Gjilan

Pastrohet shtrati i lumit në Përlepnicë, evitohet rreziku nga vërshimet

Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka vazhduar me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtratit në fshatin Përlepnicë.

Drejtori Bejtullah Osmani, tha se kanë bërë pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit 1.2 kilometra gjatësi.

“Kjo po bëhet me qëllim të zvoglimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, tha Osmani.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës sê Gjilanit, shtoi se i gjithë ky aktivitet realizohet bazuar në objektivat që dalin nga plani i punës pēr vitin 2024.

“Vazhdojmë tutje me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjëve në lokalitetet tjera të Komunës së Gjilanit”, tha Bejtullah Osmani.

You Might Also Like