Gjilan

PDK: Intervenoni te varrezat

Partia Demokratike e Kosovës, subjekt në opozitë në Gjilan, ka tërhequr vërejtjen se gjendja në varrezat e qytetit të Gjilanit është e papranueshme nga mbeturinat dhe hapësira tejet e kufizuar për varrimin e të vdekurve, që po bëhet në mënyrën skandaloze, ndërsa institucionet komunale nuk janë të angazhuara aspak për tu kujdesur në mirëmbajtjen e varrezave të qytetit edhe pse janë dhënë disa tenderë për këtë punë.

Po ashtu vendi se ku po varrosen të vdekurit në qytetin e Gjilanit është e papranueshme. Hedhja e kamionëve me dhe, pastaj rrafshimi i dheut, për të varrosur të vdekurit është skandaloze. Familjarët të cilët po i përcjellin më të dashurit e tyre nga kjo jetë, po ndihen të revoltuar me gjendjen dhe vendin se ku po i varrosin ata.

Për këto tri vite të kësaj qeverisje komunale, asnjëherë nuk është diskutuar në Kuvendin Komunal, çështja e gjetjes së hapësirë së përshtatshme për varrezat e reja të qytetit të Gjilanit. Kuvendi Komunal i Gjilanit duhet menjëherë ta trajtojë këtë problem serioz dhe në bashkëpunim me Kadastrën dhe Bashkësinë Islame të Kosovës në Gjilan, të përcaktohet vendi adekuat për varrezat e qytetit të Gjilanit.

You Might Also Like