Teatri i Qytetit në Gjilan, përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook, e ka uruar aktorin me rastin e pensionimit.
Disa nga fotografitë me rastin e pensionimit të aktorit Naser Zymberi, në ceremoninë formale të organizimit bashkë me kolegët e Teatrit të Gjilanit.
Teatri i Gjilanit e falenderon për bashkëpunimin dhe kontributin e madh të Naser Zymberit në zhvillimin artistik të teatrit tonë duke i dëshiruar shëndet e lumturi.
Një biografi e shkurtë e Naser Zymberit
Naser Zymberi lindi më 15 shtator të vitit 1958 në fshatin Budrikë e Epërme, komuna e Vitisë. Shkollën fillore e kreu në fshatin Budrikë e Radivojcë, të mesmen në Gjilan, fakultetin në Prishtinë. Punën si aktor teatri e ka filluar në vitet 1976 / 77 në Prishtinë me rolin e Senektusit në shfaqjen “Kaligula” të Albert Camy në Teatrin Akademik “Ramiz Sadiku” të Universitetit të Prishtinës. Pas studimeve kthehet në Teatrin e Gjilanit, ku vazhdoi karrierën e tij artistike si aktor, e më vonë edhe si Drejtor i këtij institucioni, në periudhën e pasluftës, duke kontribuar në zhvillimin e suksesshëm të jetës kulturore në Teatrin e Gjilanit. Si përfaqësues sindikal i teatrove të qyteteve, ai është ndër më meritori në rregullimin juridik e financiar të gjithë teatrove të qyteteve të Kosovës. Ka luajtur shumë nga rolet kryesore në Teatrin e Gjilanit. Për punën e tij si aktor edhe është shpërblyer disa herë. Në këtë teatër edhe vazhdoi punën e tij duke realiziar mbi 100 role teatrore.