Libri

PËRMBYLLET KONKURSI ANONIM LETRAR I MANIFESTIMIT KOMBËTAR TË KULTURËS, “FLAKA E JANARIT”, 2024

Konkursi anonim letrar, i edicionit të 33-të, të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, i shpallur kohë më parë, nga organizatorët e pjesës letrare “Pena e Flakës”, Ars Clubi Beqir Musliu” si dhe organizata joqeveritare CCNO , nga Gjilani, është përmbyllur më, 20 janar 2024.
Organizatori, ka pranuar dhe regjistruar të gjitha prurjet e reja të këtij edicioni, qoftë përmes postës elektronike po dhe asaj tokësore duke konstatuar se, për konkursin anonim letrar kanë argjur gjithsejt 141 krijime të reja. Prej tyre,janë 102 poezi si dhe 39 tregime të shkurtëra.
Ndërsa për të lexuar në Orën e madhe letrare ku konkurohet hapur për Çmimin letrar “Pena e Flakës”, kanë arritur gjithsejt 30 krijime të reja , nga të cilet , 20 poetë do të kualifikohen më tej dhe konkurojnë për Çmimin “Pena e Flakës”.
Juritë përkatëse letrare, tashmë i kanë pranuar prurjet e reja letrare të këtij ediicioni dhe po e kryejnë punën e tyre.
Më 27 janar 2024 publikohet Lista e poetëve që do të lexojnë në Orën e madhe letrare, ndërsa rezultatet e konkursit anonim letrar, publikohen me datën 31 janar 2024, pas leximit të poetëve.

You Might Also Like