OPINION

Popullësia e Zarbicës, gjatë viteve 1948-2021

Shkruan: Refik HASANI

Fshati Zarbicë është vendbanim tipik kodrinoro-malor, i tipit të shpërndarë. Zarbica  kufizohet me fshatra të banuara me popullsi shqiptare me përjashtim të fshatit Drenoc i cili është i banuar nga serbët. Nga ana veriore Zarbica kufizohet me fshatin Tërstenë, në perëndim me Pribocin e në jug me Ramabuçën.Zarbica shtrihet në Malësinë e Gollakut në 42° 37′ 12″ .

Zarbica,njëherë bënte pjesë në Komun të Kamenicës, deri në vitin 1952 dhe nga kjo periudhë deri në vitet 1960,ishte Komun që përfshinte fshtrat,si: Novosella,Priboci e Suharna.

Popullsia e Zarbicës për shkak të shpërnguljes së vazhdueshme  ka pësuar zvoglim,   nëse e marrim që nga viti  1948 numronte 1244 banorë, kurse në vitin 1971 ka numëruar 1433,banorë që është një rritje më e madhe gjatë këtyre viteve. Sipas burimt që është bërë ky grafikon  në vitin 2003 ka numëruar 732, që nuk është  i sakt pasi në vitin 1999, gati se jan dëbuar, shpërngulur e zhvendosur e gjithë popullsia e  Zarbicës. Për  vitin në fjalë  ky numër nuk mundë të jetë i sakt. Në vitin 2021, kur edhe do të publikohet ky hulumtim jan (8) tetë   familje që aktualisht jetojn në Zarbicë me 46 anëtarë përkatësisht banorë të Zarbicës.

Autori është nga fshati Zarbicë

Referenca për realizim të këtij hulumtim është bazuar: https://sq.Wikipedia.org/wiki/Zarbinca

You Might Also Like