OPINION

Gjilani do të ketë të konzervuar BURGUN MUZE si dëshmi te brezat e ri, për sakrificën e djalërisë shqiptare për lirinë e Kosovës

 

Shefik Surdulli

Gjilan, 25 mars / Nisma e mëhershme e Shoqates së të Burgosurve Politik në Gjilan, që burgu famkeq serb i kësaj komune, të konzervohet në BURG MUZE, për të mbetur të paktën një dëshmi e kohës për brezat e ardhshëm, se për lirinë e Kosovës, djalëria shqiptare atdhedashëse e Gjilanit dhe e gjithë Kosovës, sakrifikoi edhe përtej imagjinatës së sotme, ishte preokupim edhe imi në seancën e sotme të Kuvendit Komunal në Gjilan.Në pyetjen time, për kryetarin e Komunës, z. Lutfi Haziri, për rrjedhën e kësaj nisme (i cili atëherë e kishte mirëpritur këtë iniciativë), mora përgjigjen nga nënkryetari i komunës dhe nga drejtori i Urbanizmit, se: një pjesë e këtij burgu, sipas kërkesës së Shoqatës së të Burgosurve Politike të Komunës së Gjilanit, është inkorporuar si BURG MUZE në projektin ideor të Administratës Komunale, e cila do të ngritet mu në atë hapësirë, ku sot është kompleksi i burgut në Gjilan. Shënim: I sugjeroj përfaqësuesëve të SHBP-së në Gjilan, që për më shumë detaje rreth këtij projekti të interesohen përmes Drejtorisë Komunale të Urbanizmit.

You Might Also Like