Mbrojtësi i suksesshëm i Dritës, Price Balde, është ftuar në kombëtaren e Liberisë për ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Kupën Botërore – Katar 2022.
Balde pas ndeshjes me Llapin që luhet më 28 gusht, do të udhëton menjëherë më 29 gusht për t’u grumbulluar me përfaqësuesen.
Liberia më 4 shtator do të takohet me Nigerinë, ndërsa më 8 shtator me Afrikën Qendrore.