Futboll

Prishtina – Drita ndeshjen e përcaktojnë penaltitë

Prishtina – Drita 1-1

– Mbyllet ndeshja!

90+3′ Ardian Limani (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

90+2′ Ilir Blakçori (Dri) ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja.

90+1′ Lumbardh Dellova (Pri) gjuan me volej mbi portë.

+3 minuta shtesë!

90′ Betim Haxhimusa (Dri) gjuan brenda zonës, po vetëm jashtë portës.

87′ Ilir Blakçori (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

86′ Kastriot Rexha (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

85′ GOOOL… Fidan Gërbeshi realizon nga penaltia dhe barazon rezultatin 1-1.

84′ Betim Haxhimusa (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

83′ Lumbardh Dellova (Pri) luan me dorë brenda zonës dhe gjyqtari kryesor Selim Isufi akordon penalti për mysafirët.

82′ Zëvendësim te Prishtina: Behar Maliqi inkuadrohet në vend të Endrit Krasniqit.

78′ Otto John (Pri) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Leutrim Rexhepi, i cili del sërish fitimtarë, duke pritur goditjen e tij.

76′ Zëvendësime te Drita: Ergyn Ahmeti dhe Betim Haxhimusa inkuadrohen në vend të Bujar Shabanit dhe Astrit Fazliut.

75′ Bujar Shabani (Dri) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

65′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan brenda zonës, por ndalet në momentin e fundit nga Gledi Mici.

64′ Zëvendësim te Drita: Fidan Gërbeshi inkuadrohet në vend të Vladica Brdarovskit.

57′ Gledi Mici (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+3 minuta shtesë!

41′ Bujar Shabani (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

39′ GOOOOL… Besnik Krasniqi realizon nga penaltia për ta zhbllokuar ndeshjen!

38′ Arago Jamal (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

38′ Endrit Krasniqi (Pri) pengohet brenda zonës nga Arago Jamal dhe gjyqtari kryesor Selim Isufi akordon penalti.

32′ Stafi mjeksor i FC Prishtinës kërkon zëvendësim për Endrit Krasniqin, por futbollisti i fashuar futet në fushë dhe e vazhdon ndeshjen.

31′ Përplasje kokë më kokë ndërmjet Endrit Krasniqit të Prishtinës dhe Ardian Limanit të Dritës. Stafi mjeksor futet në fushë për t’u dhënë ndihmën dy futbollistëve.

30′ Gauthier Mankenda (Pri) në tentim për të harkuar e qëllon portën, por devijon në fundore Leutrim Rexhepi.

26′ Hamdi Namani (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

25′ Lumbardh Dellova (Pri) gjuan me kokë, por vetëm rrjetën e jashtme.

22′ Astrit Fazliu (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

19′ Tun Bardhoku (Pri) gjuan jashtë zonës, por vetëm pranë pingules.

18′ Kastriot Rexha (Dri) gjendet në rast ideal për shënim, por gjuan jashtë portës.

17′ Otto John (Pri) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Leutrim Rexhepi, por gjuan mbi portë.

12′ Lumbardh Dellova (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

07′ Otto John (Pri) shpërdoron një rast të pastër shënimi, derisa goditjen e tij e pret ‘gardiani’ Leutrim Rexhepi.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina:

Imazhi mund të përmbajë: text that says 'PERBERJA- XI SUPERLIGA (E MBETUR) K.F. FC PRISHTINA DRITA GJILAN 35 HaxHo 2 B KRASNIQI 5 DELLOVA 28 BEKTESHI © 18 MICI 20 ZYBA 4 BARDHOKU 10 E KRASNIQI 15 MANKENDA 77 JOHN 9 KRYEZIU 1947 1922 E DIEL 20 DHJETOR •13.30 STADIUMI "FADIL VOKRRI" f/FCPrishtina Zevendesues: 1Muqiqi, 22 Muça, 13 Maliqi, 21 Gavazaj, 8 Pefqeli, 11 Uka, 27 Prapashtica. Kryetrajner: Zekirija Ramadani'
Drita:

Imazhi mund të përmbajë: text that says 'KRENARIA E QYTETIT DFC FCPRISHTINA DRITA 24 Rexha 17 Ajzeraj 27 Fazliu 10 Xh. Shabani 25 B. Shabani Namani DΣ0 BANKAREZERVE 99.Ramadani(GK),4 4Gerbesh 23. Islami 8.Ahmeti, Krasniqi, 22 Haxhimusa, Alidema 18 3 Blakqori Arago Trainer Ardian Nuhiu 5 Limani PRESENTED BY PUZZLE MEDIA 77 Brdarovski 94 Rexhepi'
Gjyqtarë: Selim Isufi, Besnik Morina, Elvis Bicaj, Erdall Zasella

Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like