Pamjet e sotme janë nga Lagjja Kamnik në Gjilan, ku pas kalimit të kamionit të EcoHigjiena, në rrugë mbesin gjurmë dhe rrjedhje nga mbeturinat, duke shkaktuar kundërmime të jashtëzakonshme.
Kjo situatë po përsëritet vazhdimisht dhe nuk është më e pranueshme. Në këtë lagje jetojnë familje dhe fëmijët tanë qarkullojnë e luajnë çdo ditë në këto rrugë.
EcoHigjiena duhet të reagojë urgjentisht dhe ta zëvendësojë kamionin që po shkakton këtë problem.
Njëkohësisht, i bëjmë thirrje Drejtorisë për Shërbime Publike dhe drejtorit Kushtrim M. Ibrahimi që të mos heshtë përballë kësaj gjendjeje dhe të ndërmarrë masa konkrete ndaj kompanisë.
Lagjja Kamnik nuk është deponi! Ne kërkojmë shërbim të pastër, profesional dhe dinjitoz. Kjo katrahurë duhet të ndalet menjëherë!




