Jemi në prag të ndeshjes së derbit lokal FC DRITA – SC Gjilani.
Ndeshja do të zhvillohet te fusha sintetike, neser nga ora 13:00, ndërsa për atë se çfarë mund të ndodhë në fushë të blertë folën kryetrajneri, Zekirija Ramadani dhe futbollisti, Albin Prapashtica.
Trajneri Zekirija Ramadani tha se derbi i Anamoravës gjithmonë ka qenë ndër më të zjarrtët në Kosovë.
“Në këto ndeshje mund të vendos një detaj, gjithmonë mund të vendos një gabim i njërës skuadër dhe tëmbaroj ndeshja. Është e vështirë të fitohet, pa marrë parasysh objektivat. Do të jetë një ndeshje e rëndë, ndeshje e luftuar, një ndeshje që të dyja skuadrat kemi nevojë për pikët. Objektivi jonë dihet që është tre pikëshi, me luftë sportive, me angazhim, përndryshe nuk fitohet asnjë ndeshje. Çdo ndeshje e ka atë rëndësinë dhe cilësinë e vetë, unë mendoj që edhe kjo përveç që na duhet tre pikëshi për të mbajt hapin për kreun e tabelës, me dy skuadrat rivale, na duhet edhe për gjendjen psikologjike, sepse dihet kur njëra skuadër fiton në qytet ndihet më e avancuar”, ka thënë Ramadani.
Ndersa, futbollisti Albin Prapashtica tha se është jdeshje e vështirë dhe në derbi mund të vendos një detaj.
“Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë, sepse e dim se në derbi mund të vendosin edhe detajet. Kështu ne do të jemi të koncentruar maksimalisht dhe shpresoj të arrijmë deri te fitorja”, ka thënë Prapashtica.
Gjatë konferencës u fol edhe për pauzën dy javore kampionale për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
“Për ekipin tonë është mjaft e mirëseardhur, sepse kemi zhvilluar mjaft ndeshje nëpër fusha të vështira dhe me një fitore nesër ato dy javë do të kalojnë shumë shpejt, duke qenë vetë të gëzuar, duke i gëzuar tifozët tanë, drejtuesit tanë dhe familjarët tanë. Shpresoj që këto dy javë t’i kalojmë aq mirë pas fitorës së nesërme”, përfundoi Ramadani.