ARSIMI

Rektori i UKZ-së ka pritur në takim Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Anamorava

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me bashkëpunëtor, ka pritur në një takim deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Rajoni i Anamoravës (Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novo Bërdë).

Rektori i ka njoftuar ata për zhvillimet e gjithëmbarshme në universitet, për të arriturat gjatë vitit 2017 dhe së bashku kanë diskutuar edhe për projektet dhe zhvillimet e pritshme për vitin 2018.

Ai njëherësh i ka falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e tyre në përkrahje të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Nga ana e tyre deputetët kanë premtuar përkrahje për Universitetin “Kadri Zeka”, duke thënë se cilësia dhe rrita e këtij institucioni arsimor është në interes të gjithë shoqërisë së vendit tonë.

You Might Also Like