Duke parë gjendjen e rendë dhe momentet shumë të vështira që është duke kaluar KF “Vllaznia” e Pozharanit anëtare e Supërligës së Kosovës, pjesa dërmuese e anëtarëve të Kryesisë përkatësisht Bordit të klubit, janë kthyer në klub. Kjo ka ndodhur mbrëmë, kur Shpend Musa , kryetar aktual kishte thirrur në takim të gjithë ishat e kësaj kryesie dhe ku pas një debate dhe diskutimi që është zhvilluar në atë takim lidhur me ringjalljen e klubit u arrit një marrëveshje historike kur është fjala me të ardhmen e klubit dhe nisjes së përgatitjeve për stinorin pranveror në Superligë . “Edhe pse pozita në tabelë në këtë ligë nuk lenë shumë për të dëshiruar kur është fjala te mbijetesa në këtë ligë, ne si Kryesi si dhe të gjithë adhuruesit e klubit do të bëjnë të pamundurën dhe do të luftojnë me tërë potencialin që së paku klubi të arrin në fund në vendin ku sigurohet barazhi për mbetje në ligë” u tha në këtë takim.
U tha se lajm i mirë për Vllazninë e Pozharanit, është edhe konfirmimi që erdhi nga komuna e Vitisë se së shpejti do të nisin punët për rivitalizimin e stadiumit “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan. Vllaznia e Pozharanit ka marre sot një lajm të mirë pasi ju është konfirmuar marrëveshja dhe kontrata e nënshkruar për punë në mes komunës dhe operatorit ekonomik për ndërtimin e stadiumit ‘Ibrahim Kurteshi’, me ç’rast janë ndër 419 mije euro.
“Këtë e beri të ditur ish-kryetari i këtij klubi, Besim Halimi, në kuadër të mbledhjes së jashtëzakonshme që ka mbajtur kryesia e Klubit, ku është marrë vendimi për riorganizimin e klubit pas gjendjes kaotike që ishte krijua në këtë klub si pasojë e mungesës së infrastrukturës për zhvillimin e aktivitetit si dhe pas largimit nga klubi të një pjese të kryesisë e të cilët tashmë sërish janë kthyer dhe do të angazhohen për të mirën e klubit.
Ai tha se tani kryesia do të jetë edhe më e bashkuar dhe se do të tejkalohen të gjitha problemet e fundit dhe do te fillojnë përgatitjet për stinorin pranverorë.
Në anën tjetër, Kryetari Klubit Shepnd Musa, është shprehur se ndjehet i kënaqur për arritjen e një marrëveshje me komunën me ç’rast tha se kjo edhe ka evituar protestat e paralajmëruar nga tifozët në shenjë pakënaqësie për gjendjen e rëndë të stadiumit.
Klubit tash i janë bashkuar edhe kryesia e vjetër që me pare kishin dhëne dorëheqje. Bëhet e ditur se Agon Pira, drejtori sportiv, do te angazhohet për kontakt te gjithë lojtareve ne riorganizimin me qellim vazhdimin e aktivitetit dhe për mbetjen ne Superligë si dhe se Ilir Zuka do të kthehet sërish në postin e sekretarit të klubit. Agon Pira u shpreh ss së shpejti Vllaznia /të shtunën ose te dielën/ e ardhshme do të nis përgatitjet kurse klubi është në kontakt me disa futbollist që kanë enë me herët pjesë e klubit si dhe me angazhimin e një kryetrajneri në këtë klub .Aziz Zuka