Pas raportimeve se zhvillimi i ndeshjes së sotme Drita – Gjilani është në pikëpyetje, shkaku i djegies së një pjese të fushës, FC Drita njofton se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar.
Pjesa e dëmtuar e fushës do të riparohet falë ndihmës së FFK-së, e cila me t’u njoftuar ka dërguar një ekip për riparimin e pjesës së dëmtuar.
Klubi FC DRITA falënderon FFK-në për gadishmërinë dhe ndihmën e ofruar.