SC Gjilani dhe FC Ferizaj, anëtari më i ri në Superligën e Kosovës në futboll janë përballur në një miqësore të luajtur në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan dhe në të cilën janë shënuar pesë gola e ku në fund ka ngadhënjyer ekipi vendas me rezultat 3:2, shkruan kryelajmi.com.
Ishte ky një rast I mirë për kryetrajnerin Ardian Nuhiu që të provojë lojtarët që i ka në dspozicion, derisa edhe ekipi mysafir tregoi se është I përgatitur mirë për këtë kampionat.
Për Gjilanin në minutën 47 ka shënuar Edi Basha, pasi më herët ishte asistuar nga Robert Rrahmani. Një minut më pas sërish asistuesi Robert Rrahmani ka shërbyer mirë Oltion Bilallin, i cili ia doli të shënojë, kurse edhe mysafirët ishin efikas duke shënuar dy gola dhe ndeshja po shkonte drejt barazimit, por ishte Lazim Krasniqi që ka shënuar në minutën 84, pasi që ishte shërbyer nga Edi Basha dhe ndeshja përfundoi me rezultat 3:2 për Gjilanin.
Ishte kjo miqësorja e dytë e SC Gjilanit dhe në ndeshjen e parë kishte pësuar nga Malisheva me rezultat 0:1.
Pas kësaj ndeshje ekipi do të marr rrugë drejt Banskos së Bullgarisë, me ç’rast do të vijoj fazën përgatitore për 14 ditë.
Përbërja: Bllaca, Kqiku (C), Ramadani, Korqa, Martinaga, Kaçe, Shabani, Morina, Prapashtica, Bilalli, Ymeri.
Luajtën edhe: Haxhihamza, Roganovic, Ibrahimi, Bilali, Rrahmani, Basa, Krasniqi.
/kryelajmi.com/.