Futboll

Drita i fton tifozët e saj për përkrahje

Komunikatë e FC Drita
Pas disa ndeshjeve me dënimin pa tifozë si dhe shumë ndeshjeve tjera të luajtura në orare të papërshtatshme në mesjavë, paraqitjet tona pranë Dritës në futboll u pamundësuan. Por, nga kjo fundjavë, është koha të vazhdojmë nga tribina rrugëtimin e nisur me klubin tonë të zemrës, drejtë synimeve tona të përbashkëta!
Të Shtunën, përballë e kemi Drenicën, ndërsa mbrapa si përherë do i qëndrojmë Dritës. Ftohen të gjithë antarët e Intelektualëve, të gjithë djemtë e qytetit, që të bashkohen me ne, mbrapa banerit, për t’i dhënë përkrahjen e merituar e shumë të nevojshme djelmoshave BardhëKaltër. 3 pikët e rradhës mund të arrihen vetëm të bashkuar, pasi vetëm së bashku mund t’i kalojmë të gjitha barrierat para nesh. Mos mungoni. Mos e leni pa ardh!

You Might Also Like