SC Gjilani ka lënë fushën më bari sintetik në Gjilan dhe ka marrë rrugë në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, ku do të vazhdojë përgatitjet për sezonin e ri.
Kryetrajneri Ismet Munishi, që sivjet ka objektiv që Gjilanin t’a bëjë kampion, bashkë me ekipin do të “mbush akumulatorët” në këtë vend tërheqës të Maqedonisë së Veriut, kurse gardës së lojtarëve nga stinori i kaluar i janë bashkuar edhe disa lojtarë të sapoardhur, të cilët duken të jenë cilësorë, por që cilësitë reale të tyre sigurisht se do të shihen në ndeshjet përgatitore që pritet të zhvillohen.
Në SC Gjilani nuk kanë bërë me dije se sa do të qëndrojnë në Mavrovë, por vetëm se është bërë publike vendi, si dhe disa fotografi të lojtarëve që dëshmojnë se tashmë klubi bardh e kuq ka mbërri në këtë vend për të vazhduar përgatitjet. Kryelajmi.com.