Gjilan

Humb kontrollin mbi furgonin e futet në parkun e qytetit

Një furgon mallërash, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin, është futur në parkun e qytetit. Ngjarja ka ndodhur përballë Shkollës Fillore “Thimi Mitko” në Gjilan. Furgoni që do të duhej të qarkullonte në shiritin e djathtë, aty ku është vendkalimi për këmbësorë ka kaluar në anën e majtë dhe ka dalë krejtësisht në anën tjetër.

Krejt kjo ngjarje nuk i ka shpëtuar kameramanit e fotoreporterit të Lumi Press 06, Fatlum Kosumit, i cili si gjithherë nëpërmjet objektivit pasqyron gjithçka që ndodh në Gjilan e gjetiu.

Se mund të ketë aksidente të tilla, shqetësim ishte ngritur edhe dje në debatin e kryetarit të komunës me qytetarë, ku qytetarët kishin paralajmëruar se ka rrezik që të ndodhin aksidente të tilla, shkaku i shumë faktorëve, duke rikujtuar ngjarjen tragjike të para dy viteve kur një kamion, të cilit i kishin dështuar frenat kishte bërë kërdi prej Stacionit të Autobusëve e deri në qendër, kurse një qytetar kishte humbur jetën e shumë të tjerë ishin lënduar. Kryelajmi.com.

You Might Also Like