Futboll

SC Gjilani sot luan miqësoren e parë

Sport Club Gjilani që sivjet do të drejtohet nga kryetrajneri i ri, Ardian Nuhiu, sot do të luajë miqësoren e parë ndaj Malishevës.

Me një përbërje të re dhe me lojtarë të rinj, Gjilani sivjet ka synime krejt të tjera, duke mëtuar garat evropiane. Kështu, këtë të premte Nuhiu do të ketë testin e parë edhe atë ndaj Malishevës, e cila ka bërë historinë duke luajtur për herë të parë në garat evropiane, në Europa Conference League.

Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, i cili ende nuk është rinovuar dhe do të nis në ora 17. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like