Futboll

Selmani: Kartonët herët na ndalën në qëllimin tonë

 Vllaznia është mposhtur 2:0 nga Drita në një sfidë që duhet harruar shpejt nga ekipi pozheranas. Përveç disfatës, Vllaznia humbi edhe mesfushorin, Elbasan Thaqi që u përjashtua direkt me karton të kuq.

“Përjashtimi i lojtarit shumë herët bëri që loja të ndryshojë krejtësisht. Nuk e kam shprehi ta komentoj ndarjen e drejtësisë, por them se Vllaznia po mundohet në mënyrë korrekte e me mund të vazhdojë garat, andaj nuk është nevoja që nga dikush tjetër të pengohet kjo rrugë e jona. Gjithsesi, janë personat kompetent që vlerësojnë gjyqtarët”, deklaroi Selmani pas ndeshjes.

Ndryshe, ai pohon se pikët e shpresës do t’i kërkojë në ndeshjet direkt me kundërshtarët që janë në pjesën e poshtme të renditjes.

“Do të mundohemi që në ndeshjet e ardhsshme me kundërshtarët e drejtëpërdrejtë të sigurojmë pikët e mjaftueshme për pozitën e barazhit”, përfundoi Selmani.

You Might Also Like