Kamenicë

Selver Lenjani kujton ngjarjet e par 23 viteve

Më 11 maj 1999 policia, paramilitaret dhe rezervistët serbë, të shoqëruar edhe nga Armata e rregullt e Republikës së Serbisë ia mësynë territorit të Kosovës, kurse Fshati Karaqevë përjetoi tmerr dhe rrezik të madh, ngase kërkoheshin të ekzekutoheshin njerëzit më të çmuar të fshatit Selver Lenjani, Zeqir Lenjani, Hevzi Lenjani, Asllan Thaçi dhe Besim Keka. Të gjithë këta ishin në listë të ekzekutimit dhe kërkoheshin nga komandanti i policisë  Përrzha, Rada Todoroviq, Liska i Shipashnices, Rada i Stralices, Rada i fshatit Berivojcë, që hynë në fshat në ora 01:35 minuta, duke kërkuar kokën e  Selver Lenjanit sepse, ai atëherë ishte aktiv ne grumbullimin e 3% të Republikës së Kosovës – qeveris, ishte aktiv edhe në shoqatën humanitare për t’i ndihmuar skamnorëve dhe në komisionin solidar, mirëpo për Selver Lenjanin e ka ditur shteti serb se me çka merret.

Siç kujton Selver Lenjani, ende aktivist fshati, këto forca më 11 maj-1999 u futën në shtëpinë e tij dhe e pyesin bashkëshorten se ku e ke burrin dhe ajo i përgjigjet kinse nuk e din se kah ka shkuar, atëherë në atë moment sillen shumë vrazhdë Liska i Shipashnices, Todoroviq Rada i Koromjanit dhe shumë policë të tjerë dhe për të qenë edhe më keq edhe armata e rregullt u gjuajt në shtëpinë e Selver Lenjanit për ta kërkuar se ku gjendet ai njeri, sepse kërkohej nga shteti serb. Më i papërshtatshmi që ka pasur Republika e Serbisë ishte ai, çka është më se keqi ia kanë përmendur për prindin se ku është Zenel Lenjani që ka qenë një kundërshtar shumë i madh i Jugosllavisë së Titos dhe me një kërcenim shumë të fort të armatosur deri në dhembë. Ai thotë se familja e Selver Lenjanit më mirë kishte pranuar vdekjen se sa torturën. Nuk kishte më rëndë se sa ta lësh shtëpinë në duart e paramilitareve me urdhra të komandantëve serbë dhe e kanë urdhëruar  gruan që të shkojë në stacion në Kamenicë deri sa të dorëzohet burri mirëpo megjithatë me një gjindshmëri të bashkëshortes dhe fëmijëve që i ka ndodhur më e keqja i ikën atij tmerri dhe u larguan nga shtëpia për t’u strehuar diku jashta shtëpisë.

You Might Also Like