Futboll

Gjilani njoftohet me humbjen

 

Gjilani ka zhgënjyer me lojë dhe me rezultat në ndeshjen që ka zhvilluar ndaj Ballkanit në fushë të vet. Ekipi kuq e bardh ka pësuar për herë të parë në këtë kampionat, duke u mposhtur nga suharekasit me rezultat 1:3, në një ndeshje që e ka dominuar, por në të cilën nuk ka organizuar ndonjë aksion të rrjedhshëm.

U duk se Gjilani do të vazhdojë me suksese, por që në minutën 16, pas një goditje nga këndi, Gjilani ka pësuar për herë të parë, pas golit që nga afërsia e ka shënuar Berisha. Nuk kanë kaluar as 12 minuta, kur vendasit kanë barazuar nëpërmjet futbollistit Vilfor Hysa, I cili pasi ka kaluar disa lojtarë ka gjuajtur nga largësia dhe ka qëlluar këndin e poshtëm të djathtë të mysafirëve.

Mysafirët edhe njëherë kanë shënuar  nga ndërprerja nëpërmjet Topallit, pasi ai është shërbyer nga një gjuajtje dënimi.

Gjilani u sul për të barazuar rezultatin, por më kot, ngase I huqën disa gjysmëraste, kurse pësuan në momentin më të keq në minutën 73, kur Egzon Shabani dha një gjuajtje të saktë nga largësia dhe qëlloi këndin e epërm të majtë të portës së Kaqiut.

You Might Also Like