Gjilan

Shefik Surdulli kërkon nga deputetët e PDK-së të votojnë projektligjin për marrëveshjen ndërkombëtare të financimit të projektit për sistemimin (impiantin) e ujërave te zeza në komunën e Gjilanit

Bëjeni, mos u bëni si ata…!

Pavarësisht anomalive të shumta të qeverisjes lokale në Gjilan (po edhe të asaj qendrore), lidhur edhe me trajtimin e ujrave të zeza, unë mendoj se PDK duhet ta votojë sot projektligjin për marrëveshjen ndërkombëtare të financimit të projektit për sistemimin (impiantin) e ujërave te zeza në komunën e Gjilanit.
Qytetarët e Komunës së Gjilanit nuk duhet ta pësojnë për shkak të kundërthënieve politike – parlamentare, pavarësisht kush ka të drejtë e kush jo në këtë relacion.
Votën ua kemi dhënë për t’i shërbyer edhe qytetarëve të Gjilanit.
Nga ky projekt, në plan të parë, përfitojnë qytetarët e komunës së Gjilanit.
Bëjeni, mos u bëni si ata!

Shefik Surdulli, këshilltar komunal në Gjilan nga radhët e PDK-së.

You Might Also Like