LAJME

Shi e breshër në Gjilan

Sa herë që bie breshër e shi, Gjilani mbushet me ujë, kjo për shkak të sistemit të kanalizimit të vjetruar. Kështu ishte edhe në pasditen e kësaj të shtune, kur brenda një periudhe gjysmë ore ka rënë shi i përcjellë me breshër, i cili përpos vështirësive në komunikacion ka bërë që të rritet edhe niveli i përroskave në qytet.

Sasi më të mëdha të ujit janë parë në pikat më të ulta të qytetit, skaj përroskës Mirusha, si në afërsi të Furrës “Aroma” në lagjen “Dardania”, por edhe në qendër të qytetit.

Deri më tashti nuk është raportuar për dëme.

You Might Also Like