Izet Kallaba
Shikimi Im
Nga Miami ( kafe) e Gjilanit
shikimi m’përvidhet ‘tej Oqeanit..
Shkundë mallin prej boemi
t’soditur pas hijes tënde .
Malli me gufim vullkani
vetminë miklon me refren kënge..
Me hapin e rënduar prej urtaku
nisem të takoj.. më trand maraku .
Të kota më janë tundjet e mia
përdridhem si Zogu në gem ..
Dalldisem me vajin e këngës
me shpresë afër të kem.
22 qershor 2024 Gjilan I.K.