Futboll

Short me fat për FC Drita nëse kalon islandezët e Breiðablik

Ekipi i Dritës, që do nis kualifikimet për Ligë të Konferencës nga rrethi i dytë kualifikues, ka mësuar edhe rivalët potencialë në rrethin e tretë, nëse e kalon të dytin.

Skuadra gjilanase, që do të ndeshet me ekipin islandez Breiðablik më datat 25 korrik dhe 30 korrik, nëse arrin të kalojë këtë rreth të kualifikimeve në atë të radhës do të ndeshet me fituesin e përballjes Auda-Cliftonville. Auda është ekip letonez, ndërsa Cliftonville nga Irlanda e Veriut.

Përndryshe, pas rrethit të tretë kualifikues është edhe raundi final për kualifikim në fazën grupore të Ligës së Konferencës, playoffi. Prandaj, Dritën e drejtuar nga Zekirija Ramadani e pret një punë e gjatë për të kërkuar fazën grupore të garës, ndërsa eliminimi në cilindo raund kualifikues do të thotë fund i garave evropiane për edicionin 2024/25.

FK Auda (LVA) ose Cliftonville FC (NIR) vs Breiðablik (ISL) ose FC Drita (KOS).

You Might Also Like