OPINION

Shteti dhe shoqëria t’a trajtojnë si urgjencë kombëtare vrasjen e grave nga burrat

Kordinatorja e OJQ “Gruaja Hyjnore”, Arjeta Maka, ka reaguar ashpër pas vrasjes së gruas shtatzënë nga bashkëshorti i saj. Në një postim në Facebook, Arjeta Maka, ka thënë se rastet e fundit janë alarm qe shteti dhe shoqëria ta trajtojnë si urgjencë kombëtare vrasjen e grave nga burrat. “Një vrasje tjetër makabre e një gruaje shtatëzënë nga ish-bashkëshorti i saj në QKUK, mbrenda 5 ditëve u bënë 3 jetë akoma pa dal në dritë iu shua jeta.Rrastet e fundit janë alarmet e fundit që shteti dhe shoqëria ta trajtojë si urgjencë kombëtare vrasjen e grave nga burrat.Vrasja nuk është çështje private. Gratë po vriten veç se janë gra. Me sopata e plumba e në mënyrën më makabre burrat po ua marrin jetën grave po vriten nga burrat sepse ky sistem i mentalitetit patrialkal i ka mësuar ata që gratë janë pronë e tyre, gjithmonë të nënshtruara me dhunë ndaj pushtetit të burrave para se të vriten, e para kësaj dhunohen vazhdimisht, në heshtje e pa mbrojtje.Ato jetojnë nën frikë të vazhdueshme sa në fund iu merret edhe fryma e fundit. Gratë po vriten një nga një në Kosovë, në shtëpitë e tyre, në spitale e rrugë nga burrat bashkëshortë, familjarë e të njohur.Edhe një grua që ra viktimë e patriarkatit që i bënë burrat vrasës e grave ua merr jetën.

Arjeta Maka

You Might Also Like