OPINION

Si e pash kuvendin nga brenda?!

Shkruan: Fitim Guda

Te dielën më 14 mars u mbajt kuvendi i LDK-se, rezultati tani më është i ditur botërisht, po cilët ishin shkaktarët e vërtetë të këtij rezultati, mbetet ti analizojmë! Puna dy dekadeshe e opozitës si duket dha rezultatet e veta, Ldk-ja u godit ne tri drejtime:

  1. Pas gabimit të parë qe bëri LDK, duke hyrë në koalicion me PDK- në, te cilën gjatë gjithë kohës e akuzoi për keqpërdorime dhe kapje të shtetit, ku edhe kauza e zgjedhjeve ishte anti PDK- izëm, pas zgjedhjeve u fut në koalicion me PDK-në, gabim që votuesi i LDK-së nuk e fali, shans të cilin VV nuk e la pa e shfrytëzuar, nga ky gabim krijoj kauzë politike. Duke e shfrytëzuar brishtësinë e këtij shteti dhe injorancën e masave, krijoi kauzën se në Kosove gjithçka e keqe vinte nga këto dy parti, u vunë në pah të gjitha dështimet dhe anomalitë që kishin qeveritë e kaluara, u krijua perceptimi se këto dy parti ishin shkaktare për ngecjen e këtij shteti, se përndryshe Kosova do të bëhej Zvicër e Ballkanit! Nuk u përmenden kurrë të arriturat dhe zhvillimet pozitive të cilat ishin shumë më të mëdha se shumica e vendeve te konsoliduara të Ballkanit!

2.Duke e parë gjendjen e rënduar brenda LDK-së, si dhe inercionin e masave, Vjosa Osmani e pa shansin e vet historik për të pretenduar fronin e partisë, edhe ajo ndërtoi tregimin e vet, i cili ishte pothuajse identik me të opozitës, tregim i cili u shit mjaftë mirë, erdhi ne shprehje thënia filozofike: Se pas çdo kauze të madhe të rrejshme, qëndron një e vërtetë e vogël absolute ( sepse me të vërtet pat keqpërdorime në të kaluarën).

3.Për të qenë goditja edhe më e rëndë, opozita dhe disa oponentë brenda LDK-së, filluan të krijojnë narrativin e tyre, se klasa e vjetër e LDK- së duhet të shkojë, se duhet të zëvendësohet me disa të rinj, të cilët nuk kishin hipotekë nga e kaluara, edhe këtu kishte djallëzi në vete, pretendohej të eliminohen pjesa me ndikimin më të madh brenda LDK-së, mendohej të ndodhte skizma brenda partisë, e rrjedhimisht dobësimi i saj!

Pas këtyre makinacioneve të krijohej përshtypja se ne si Kosova po krijojmë paradigmë te re në mënyrën e qeverisjes në gjithë rajonin, ne të parët po vendosim kufirin në mes gjeneratave, po vendosim kriterin se të kesh përvojë politike është hendikep e jo benifit! Pas gjithë këtyre ngjarjeve, nuk mundej të pritej tjetër rezultat në kuvendin e 14 marsit, tanimë ishte ndërtuar stereotipi i të mirit dhe te keqit, gjithçka ishte parapërcaktuar, epilogu veç se dihej!

You Might Also Like