Gjilan

Sivjet vendoset edhe busti i Reshat Ymerit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,  ka njoftuar se këtë vit do të vendoset edhe busti i Reshat Ymerit, më pas i Hamdi Berishës, Halim Oranës, dhe mbetet që në vitin e ardhshëm të vendoset edhe shtatorja e Mulla Idriz Gjilanit, ndërsa iniciativa është edhe për Ramiz Cërrnicën dhe për çdo hero, dëshmorë,  autoritet dhe veprimtarë.

Poashtu Haziri ka thënë se emrat tjerë të mëdhenjë të Gjilanit dhe Anamoravës do të theksohen dhe do t’u ngritet shtatore, buste dhe të tilla, “sepse për Gjilanin kanë dhënë kontribut të jashtzakonëshëm edhe figura që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë tonë që është krenari për ne”.

You Might Also Like