Sot kryesia e klubit KF Vllaznia ishte e ftuar në një takim nga kryetari komunës Sokol Haliti!
Kryetari Haliti rikonfirmoi përkrahjen ndaj klubit tonë KF Vllaznia. Ai poashtu kërkoi nga simpatizantët e klubit Vllaznia që të qëndrojnë afër klubit dhe të ofrojnë mbështetje të pakursyer. Ndër të tjera kryetari premtoi se do të jetë pran klubit për të ndihmuar.
Poashtu kryetari klubit z. Halit Alidema është shprehur i kënaqur me pritjen e kryetarit të komunës dhe me takimin e mbajtur, takim i cili mund të jetë një rrugë e nisur mbarë për sfidat që do të na përcjellin në vazhdim.
Ditë e mira për klubin tonë Vllaznia do të vijnë, Vllaznia do të rikthehet në pozitat që meriton!