Kryetrajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, mbeti i zhgënjyer pas ndeshjes me Llapin.
“Luajtëm me jo përgjegjësi në pjesën e parë dhe pranuam dy gola, më pas tentuam të riktheheshim në pjesën e dytë, por bëmë shumë gabime në mesin e fushës. Çdo humbje e jona prish planet, por ka ende shumë për t’u luajtur”, theksoi Sokoli për “Art Sport”
Gjilani mbetet në pozitën e katërt me 30 pikë.