I kanë mjaftuar vetëm 45 minuta lojë që të shënojë tre gola në portën kundërshtare. Këtë e ka arritur qendërsulmuesi i Dritës së Gjilanit, Kastriot Rexha, i cili tri herë ka tundur portën e Vllaznisë së Pozharanit.
Kastriot Rexha, ka shënuar në minutat 45, 84 dhe 87, për të arritur tregolëshin e parë në KF Drita. Ai pas ndeshjes është shprehur i lumtur me këtë të arritur të tijën, të cilën e kishte bërë edhe herë të tjera, por jo me ekipin e Dritës.
Pas kësaj fitore, Drita është e dyta në tabelë, pozitë që do ta ruajë së paku deri nesër, kur do të përballen Prishtina e Gjilani.